Ndërlidhjet

Kerry vizitë të befasishme në Egjipt


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka arritur në Egjipt në një vizitë të pa-paralajmëruar për tu takuar me presidentin e ri egjiptian, Abdel Fattah al Sisi.

Vizita e sotme e Kerrit shënon nivelin më të lartë të kontaktit amerikan me al Sisin prej se ky i fundit e mori detyrën.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Kerry, gjatë takimit me presidentin egjiptian, do e diskutojë situatën politike në Egjipt dhe konfliktin në Irak e Siri.

Ndërkohë, raportet që citojnë zyrtarë anonim amerikan në Vashington konfirmojnë se SHBA-të do e ndihmojnë Egjiptin me 572 milionë dollarë, ndihmë kjo që ishte bllokuar më parë.

Fondi është pjesa e parë e shumës prej 1.5 miliardë dollarëve, kryesisht ndihmë ushtarake që ishte ngrirë prej tetorit të vitit të kaluar pas shqetësimeve të ngritura rreth qëllimeve të qeverisë egjiptiane për reforma demokratike.
XS
SM
MD
LG