Ndërlidhjet

Militantët marrin edhe tri qytete në Irak


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kryengritësit sunni, pjesë të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanti” kanë marrë edhe tri qytete të tjera në kontroll në krahinën veriore të Irakut, Anbar.

Lajmi është publikuar nga “Reuters”, duke u mbështetur në deklarimet e dëshmitarëve dhe burimeve të sigurisë.

Trupat ushtarake janë tërhequr nga Rawa, Ana dhe Rutba, mëngjesin e së dielës ndërsa militantët i kanë tash nën kontroll të plotë këto tri qytet”, ka thënë një zyrtar i shërbimit të inteligjencës ushtarake, duke folur në kushte anonimiteti.

Zyra e komandës ushtarake të kryeministrit ka thënë se nuk dëshiron të komentoj tash dhe se më vonë do të dal me një konferencë me gazetar për të folur për këtë.
XS
SM
MD
LG