Ndërlidhjet

Që 20 vjet Holanda nuk luan pa një ‘VAN’


Ekipi kombëtar i Holandës në futboll, (ARKIV)

Ekipi kombëtar i Holandës në futboll, (ARKIV)

Ndeshja e Holandes me Kilin në kuadër të Kupës së Botës në Brazil që do të zhvillohet nesër shënon edhe një element interesant.

Kjo do të jetë hera e parë pas gati 20 vjetësh që Holanda do të luaj pa e pasur në ekip të saj një lojtar mbiemri i të cilit nuk fillon me “VAN”.

Kjo po ndodh pasi kapiteni i kombëtares holandeze, Robin Van Persie është pezulluar dhe nuk mund të inkuadrohet në ndeshjen me Kilin.

Hera e fundit kur kjo ka ndodhur ka qenë viti 1996, në ndeshjen miqësore në mes të Holandës dhe Kinës, pra rreth 221 ndeshje më parë, shkruan sot Algemeen Dagblad, raporton Reuters.
XS
SM
MD
LG