Ndërlidhjet

logo-print

Tekstet e Dylanit, pritet të thejnë rekord në Sotheby


Fotografi arkivi e Bob Dylanit (Ilustrim)

Fotografi arkivi e Bob Dylanit (Ilustrim)

Tekstet e këngëve të Bob Dylanit, “Like a Rolling Stone” dhe këngës tjetër, “A Hard Rain’s A – Gonna Fall”, pritet të jenë shitja më e madhe në shtëpinë e aukcioneve, “Sotheby”, javën e ardhshme.

Gjatë këtij aukcioni, pritet të shiten edhe relike të “Beatles”, “Rolling Stones” dhe Elvis Presleyt.

Teksti i “Like a Rolling Stone” raportohet se mund të shitet për 2 milionë dollarë, derisa teksti i këngës, “A Hard Rain”, vlerësohet në mes shumës 400 mijë deri në 600 mijë dollarë.

“Like a Rolling Stone” konsiderohet si kënga me ndikmin më të madh në muzikën e pasluftrave.
XS
SM
MD
LG