Ndërlidhjet

Gjenden 4 minatorë të vrarë në Afrikë të Jugut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Katër minatorë që dyshohet se punonin ilegalisht janë gjetur të vrarë me shenja të plumbit në kokë në një minerë të arit në afërsi të Johanesburgut.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e këtij vendi, raporton Reuters.

Trupat janë gjetur nga rojet e sigurisë që janë të punësuar nga miniera të shtunën, ndërsa ende nuk dihen motivet e vrasjes së tyre.

Punimi ilegal në miniera është diçka e shpeshtë në minierat e arit përreth Johanesburgut, ku minatorët ilegal jetojnë me javë të tëra nëntokë në zona të rrezikshme, me kushte të rënda.

Në fillim të këtij viti, 12 minatorë ilegal janë shpëtuar pasi u bllokuan në një minerë të braktisur të arit në një zonë periferike të Johanesburgut.
XS
SM
MD
LG