Ndërlidhjet

Lokalizohet ushtari që vrau kolegët e tij


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Trupat e Koresë së Jugut e kanë lokalizuar dhe rrethuar vendin ku dyshohet se gjendet ushtari i cili vrau pesë kolegë të tij.

Raportohet se ushtari i arratisur 23 vjeçar është rrethuar në afërsi të një shkolle fillore në qarkun lindor të Goseongut, afër kufirit me Korenë e Veriut.

Ai është duke luftuar me trupat ushtarake që po mundohen ta kapin atë.

Së paku një oficer është plagosur.

Ushtari i arratisur, më 21 qershor, kishte hapur zjarr ndaj kolegëve të tij në zonën kufitare me Korenë komuniste, ndërsa më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marr edhe armën me veti.

Përpos pesë ushtarëve të vrarë, shtatë të tjerë janë plagosur gjatë këtij incidenti.

Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar paralajmërimin më të lartë shtetëror në zonat përreth dhe kishte nisur një operacion masiv të kërkimit.
XS
SM
MD
LG