Ndërlidhjet

logo-print

Spanjollët duan rol më të madh politik të mbretit


Fotografi arkivi e Mbretit të Spanjës, Felipe

Fotografi arkivi e Mbretit të Spanjës, Felipe

Shumica e spanjollëve duan që mbreti i ri, Felipe, të luaj rol më të madh në politikë dhe të ndërtojë ura në mes të politikës dhe rajoneve të ndara të vendit, raporton Reuters.

Lajmi është mbështetur në të dhënat e një sondazhi të publikuar të dielën në gazetën “El Pais”.

Monarkia spanjolle është përpjekur që të mos përzihet në rivalitetet politike gjatë viteve të fundit, ndonëse babai i mbretit Felipe, Juan Carlos, konsiderohet si kontribuesi kryesor i një tranzicioni të butë nga diktatura e Francisco Francos drejt demokracisë, gjatë viteve të 70-ta.

Sondazhi tregon se tre të katërtat e spanjollëve mendojnë që mbreti Felipe duhet të shtyjë personalisht partitë që të arrijnë marrëveshje për problemet e Spanjës nëse politikanët dështojnë t’i tejkalojnë ato.

Politika spanjolle është e ndarë edhe sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupcionit edhe sa i përket ndjenjës në rritje separatist të katalonasve.

Pallati mbretëror spanjoll ka njoftuar se vizita e parë e mbretit Felipe jashtë Madridit do të jetë në Kataloni, ku ai do të ndaj një çmim biznesi.

Katalonasit duken të vendosur që përmes referendumit i cili pritet të mbahet në fillim të nëntorit të vendosin nëse duan të ndahen nga Spanja apo jo, lëvizje kjo që kundërshtohet ashpër nga Madridi.

Felipe është betuar si mbret pasi babai i tij, Juan Carlos abdikoj në fillim të këtij muaji, pas një disa skandaleve të familjes mbretërore .
XS
SM
MD
LG