Ndërlidhjet

Putini si Stalini dhe Hitleri


Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite (Arkiv)
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite (Arkiv)
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, i ka thënë revistës gjermane, “Focus” se presidenti rus, Vladimir Putin, përdor taktika të njejta me Stalinin dhe Hitlerin.

Ajo ka thënë se Putini po mundohet që të nxisë vendet baltike që ta braktisin NATO-n në këmbim të sigurimit të gazit rus për çmime të lira.

Në muajin mars edhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kishte thënë se ndërhyrja e Rusisë në Krime ishte e njejtë me lëvizjet e Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndonëse një ditë më pas ajo tha se nuk ishte duke bërë krahasim.

Shefja e shtetit të Lituanisë megjithatë ka thënë se Rusia dëshiron të ruaj ndikimin në territore që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe ka shtuar se Moska në veçanti dëshiron që vendet baltike t’i mbajë të varura ekonomikisht ndaj Rusisë.

Ajo shtoi se Rusia dëshiron që Letonia, Lituania dhe Estonia të bëhen vende të pa rëndësishme për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se po e përkrahë kryengritjen pro ruse në zonat lindore të Ukrainës, ngjarje kjo pas aneksimit që Rusia i bëri gadishullit të Krimesë.
XS
SM
MD
LG