Ndërlidhjet

Qeveria bën thirrje për qetësi; barrikada do hiqet shpejtë


Pamje nga protesta e banorëve shqiptarë të Mitrovicës, 22 qershor 2014

Pamje nga protesta e banorëve shqiptarë të Mitrovicës, 22 qershor 2014

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka ftuar qytetarët që po protestojnë për “qetësi, maturi dhe vetë përmbajtje duke kërkuar të mos bien pre e provokimeve nga ata që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”.

Më tej në këtë komunikatë, qeveria thotë se barrikada e re mbi lumin Ibër, do të hiqet së shpejti duke thënë se kjo do të bëhet në bazë të ligjeve të shtetit dhe marrëveshjes së Brukselit për normalizim marrëdhëniesh.

Qeveria kosovare i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të rrisë angazhimet për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe që sa më shpejtë të lirohet Ura e Ibrit nga pengesat për lëvizjen e lirë, që është një prej vlerave fondamentale të Kushtetutës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Në të kundërtën, qeveria kosovare ka thënë se “do të marrë masat e duhura në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e shtetit të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG