Ndërlidhjet

SHBA: Irakianët të gjejnë lidership gjithëpërfshirës


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara Amerikane duan që populli i Irakut të gjej një lidership që është i gatshëm të përfaqësojë të gjithë irakianët, por Vashingtoni nuk do të zgjedh udhëheqësinë në Bagdad, raporton Reuters.

Kerry ka bërë këtë deklaratë në Kajro, para se të fillojë turneun e tij në Lindje të Mesme, gjatë të cilit pritet që ai ta vizitojë edhe Irakun.

Në këtë shtet, militantët sunni kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit dhe kanë konfiskuar shumë armë prej trupave qeveritare të kryeministrit shiia, Nuri al Maliki. .
XS
SM
MD
LG