Ndërlidhjet

Farina bën thirrje për vazhdim të dialogut


Pamje nga Mitrovica, gjatë protestës së sotme, 22 qershor 2014
Pamje nga Mitrovica, gjatë protestës së sotme, 22 qershor 2014
KFOR-i e ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Policisë së Kosovës gjatë protestës së sotme në Mitrovicë.

Sipas një komunikate të KFOR-it, Policia e Kosovës “ka qenë në gjendje që të frenoj një protestë të madhe duke treguar profesionalizëm të madh, efektivitet dhe aftësi në menaxhimin e situatës në mënyrën e duhur”.

Komunikata më tej vazhdon duke treguar se KFOR-i kishte të angazhuar një ekip të ushtarëve amerikanë në mes të urës mbi lumin Ibër, njësi të policisë ushtarake italiane në pjesën veriore të urës, ndërsa një ekip i ushtarëve gjermanë janë thirrur për të intervenuar kur “disa elementë filluan të kërënojnë dhe të përdorin dhunën”.

Sipas udhëheqësit të KFOR-it, gjeneralit Farina, përpjekja kryesore ishte që të evitohet përleshja ndër-etnike dhe eskalimi i dhunës.

“Ju bëj ftesë autoriteteve lokale në jug dhe veri të Mitrovicës dhe të gjithë qytetarëve që të sillen të qetë dhe të vazhdojnë me dialogun me qëllim që të zgjidhin problemin përmes sqarimit, takimeve dhe negociatave”, citohet Farina në komunikatën e KFOR-it.

Protesta e sotme, në aspektin e sigurisë ka pasur të përfshirë tri organizatat, Policinë e Kosovës si reagues të parë, EULEX-in dhe KFOR-in si reagues të tretë.
XS
SM
MD
LG