Ndërlidhjet

Jahjaga: Dhuna nuk e zgjidh çështjen e Mitrovicës


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, (ARKIV)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, (ARKIV)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se përdorimi i dhunës në rastin e Mitrovicës nuk do i kontribojë zgjidhjes së situatës, përkundrazi vetëm do e eskalojë atë dhe “do të pengojë dhe “do të pengojë çdo proces të venbdosjes së normalitetit”, jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë veriun e Kosovës.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Jahjaga iu ka bërë thirrje qytetarëve që të “tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje dhe të ndihmojnë organet e rendit që të kryejnë punën e tyre”.

Presidentja e Kosovës ka kujtuar që kohëve të fundit është takuar me zyrtarë të sigurisë, vendorë e ndërkombëtarë, të cilëve iu ka bërë me dije se “rivendosja e barrikadës në urën e lumit Ibër është e papranueshme dhe nuk i kontribon stabilitetit dhe paqes në vend”.

Presidentja i bën thirrje Bashkimit Evropian që përmes angazhimit konkret të gjejë zgjidhje për largimin e barrikadës në urën e lumit Ibër, që ka tensionuar situatën jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën dhe me të cilën dëmtohen proceset e zhvilluara në Bruksel dhe marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e presidences.
XS
SM
MD
LG