Ndërlidhjet

Gerrard ende s’ka vendosur për të ardhmen


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kapiteni i ekipit kombëtar anglez në futboll, Steven Gerrard, ka thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij ndërkombëtare, pas dështimit në Kupën e Botës, raporton Reuters.

“Nuk do të ngutem me ndonjë vendim. Kam folur për këtë me menaxherin mëngjesin e sotëm dhe nuk është ende koha e duhur”, ka thënë 34 vjeçari gjatë një konference me gazetarë, derisa ishte ulur afër menaxherit të Anglisë, Roy Hodgson.

“Jam shumë i lënduar dhe i thyer nga ajo që ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Kam nevojë që fillimisht të shkoj për pushime”, ka shtuar Gerrardi, i cili e ka bërë rolin e kapitenit për kombëtaren e Anglisë për 113 ndeshje.

Hodgson në anën tjetër ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje megjithëse Anglia dështoj të kaloj në 16 më të mirët në Kupën e Botës në Brazil.

Anglia e ka edhe një ndeshje për ta luajtur në kuadër të Kupës së Botës pas fitores që habiti të gjithë të Kosta Rikës me Francën, me rezultatin 1:0.

Kjo është hera e parë që Anglia ka dështuar qysh në rundin e parë në Kupa të Botës, prej vitit 1958.
XS
SM
MD
LG