Ndërlidhjet

OKB thirrje afganëve për qetësi


Jan Kubis, i dërguari i OKB-së për Afganistanin (ARKIV)
Jan Kubis, i dërguari i OKB-së për Afganistanin (ARKIV)
Kombet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje kandidatëve për president të Afganistanit që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për të kontrolluar përkrahësit e tyre.

Kërkesa është bërë duke thënë se përkrahësit e të dyja palëve duhet gjithashtu të përmbahen prej komenteve në rrjete sociale që përmbajnë gjuhë të urrejtjes rreth dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve.

Jan Kubis, i dërguari i OKB-së për Afganistanin, ka thënë se deri më tash janë përdorur tone shqetësuese në disa platforma të mediave sociale që promovojnë mobilizim të ndarë etnik.

Përkrahësit e kandidatit, Abdullah Abdullahu, ish ministër i jashtëm nga grupi etnik taxhik që e ka kundërshtuar edhe regjimin e talibanëve, ka mbajtur protesta në rrusë prej se ai ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve zgjedhor për përpjekje për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 14 qershorit.

Kundër kandidati i Abdullahut është Ashraf Ghani, ish ministër i financave që i përket grupit etnik pashtun.
XS
SM
MD
LG