Ndërlidhjet

Brazil: SHBA – Portugalia 2:2


Pamje kur Shtetet e Bashkuara shënuan gol kundër Portugalisë në ndeshjen e cila përfundoi me rezulatat 2:2
Pamje kur Shtetet e Bashkuara shënuan gol kundër Portugalisë në ndeshjen e cila përfundoi me rezulatat 2:2
Në programin e sotëm të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil zhvillohen disa takime interesante.

Holanda dhe Kili, që tashnë e kanë siguruar pjesëmarrjen në garat e mëtejshme, luajnë në Sao Paolo, në kuadër të Grupit B, ndërsa Australia takohet me Spanjën, në po këtë grup, në qytetin Kuritiba.

Të dy këto takime fillojnë në orën 18 sipas kohës së Evropës së Mesme.

Në Grupin A, vendi mikpritës i kampionatit, Brazili, ndeshet me Kamerunin, në kryeqytetin Brazilia, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupit, Kroacia – Meksika, zhvillohet në Rekife. Të dy këto duele fillojnë në orën 22.

Në takimin e mbrëmshëm, të Grupit G, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara luajtën baras 2:2, në qytetin Manaus.

Në këtë grup, avancon Gjermania me katër pikë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë numër të njejtë të pikëve, por golaverazh më të dobët.

Prej ndeshjeve të tjera të djeshme, Belgjika e mundi Rusinë me rezultat 1:0, në Grupin H, ndërsa Algjeria e mundi Korenë Jugore me rezulat 4:2, poashtu në këtë grup.
XS
SM
MD
LG