Ndërlidhjet

Irak: Militantët marrin më tepër qytete


Forcat speciale të Irakut gjatë përleshjeve me militantët
Forcat speciale të Irakut gjatë përleshjeve me militantët
Militantët sunitë në Irak kanë marrë më tepër qytete në pjesën perëndimore të këtij vendi.

Raportohet se luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant (shkurtimisht ISIL) kanë hyrë në pjesë të qytetit Haditha, ku ndodhet hidrocentrali i dytë më i madh në Irak.

Gjatë ditës së djeshme, trupat qeveritare ishin vendosur në këtë hapësirë, që ta parandalojnë avancimin e militantëtve.

Nga ana tjetër, militantët sunitë kanë hyrë në qytetin perëndimor Rutba, në një rrugë kryesore që çon për në Jordani dhe Siri.

Ata e kanë marrë kontrollin edhe ndaj një vendkalimi kufitar ndërmjet Irakut dhe Sirisë dhe një në kufirin Irak – Jordani.
XS
SM
MD
LG