Ndërlidhjet

Netanyahu: SHBA-të të mos punojnë me Iranin lidhur me Irakun


Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të mos punojnë më Iranin për ta ndihmuar stabilizimin e Irakutt.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan NBC, zoti Netanyahu tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqen ta dobësojnë si Iranin ashtu edhe militantët sunitë të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupin Levant, që po avancojnë kah kryeqyteti Bagdad në Irak.

Zoti Netanyahu e pat përshkruar si “gabim historik” arritjen e marrëveshjes së përkohshme të Uashingtonit dhe fuqive botërore me Iranin për ndaljen e pjesëve të programit atomik iranian, në këmbim për zbutjen e sanksioneve.
XS
SM
MD
LG