Ndërlidhjet

SHBA: Provë e suksesshme e sistemit raketor mbrojtës


Ilsutrim
Ilsutrim
Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se me sukses e ka ndalur një cak mbi Paqësorin gjatë një testi të Sistemit Mbrojtës Raketor Balistik.

Aeroplanbartësi U.S.S. Hopper e kishte detektuar dhe gjurmuar një raketë, ndërsa pas disa minutash u bë ndërhyrja dhe u godit caku.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen Raketore tha se të gjitha komponentet e testit duket se kanë vepruar ashtu siç parashihej.

Ky ishte interceptimi i 65-të i suksesshëm prej vitit 2001 i Sistemit Mbrojtës Raketor Balistik.
XS
SM
MD
LG