Ndërlidhjet

logo-print

John Kerry arriti në Irak për bisedime urgjente


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot ka arritur në Bagdad, për konsultime urgjente me liderët irakianë, derisa Iraku ballafaqohet me rrezikun më të madh për sovranitetin e vet, gjatë shumë viteve të fundit.

Zyrtari i latë amerikan ka arritur në kryeqytetin Bagdad, derisa militantë sunitë të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant (shkurtimisht ISIL) e kanë ndërmarrë një ofensivë befasuese, që rezultoi me marrjen e disa hapësiravee të reja në kufirin me Sirinë dhe në veri dhe perëndim të Irakut.

Pritet që zoti Kerry do të kërkoj nga udhëheqja në Bagdad, që të formohet një qeveri më tepër gjithëpërfshirëse, por zyrtarët në Uashington kanë thënë se ai nuk do të kërkoj dorëheqjen e kryeministrit, Nuri al-Maliki.

Gjatë një fjalimi të djeshëm në Kajro të Egjiptit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që populli i Irakut ta zgjedhë një udhëheqje që është e përgatitur për t’i përfaqësuar të gjithë irakianët.

Qeveria e Irakut është e dominuar nga pjesëtarët e shumicës shiite dhe shumë myslimanë sunitë në këtë vend, konsiderojnë se janë të margjinalizuar.
XS
SM
MD
LG