Ndërlidhjet

logo-print

Ministri polak vlerëson se lidhjet me SHBA-të janë të pavlefshme


Ministri i jashtëm i Suedisë Carl Bildt dhe Radek Sikorsi (djathtas)

Ministri i jashtëm i Suedisë Carl Bildt dhe Radek Sikorsi (djathtas)

Një revistë në Poloni thotë se ka siguruar incizime të një bisede private të ministrit të jashtëm të Polonisë, Radek Sikorski, me ç’rast ai ka vlerësuar se aleanca e fuqishme e Polonisë me Shtetet e Bashkuara, ishte e pavlefshme dhe “bile e dëmshme, pasi e krijon ndjenjën e rrejshme të sigurisë”.

Revista “Wprost” dje e ka publikuar një transkript të shkurtër, në të cilin personi i identifikuar si Sikorski përdorë gjuhë vullgare, duke argumentuar se aleanca Poloni – Shtetet e Bashkuara, mund t’i armiqësoj dy fqinjët kryesorë të Polonisë, Rusinë dhe Gjermaninë.

Ministria e jashtme e Polonisë ka refuzuar të komentoj.

Revista “Wprost” thotë se incizimi, që ishte bërë në pranverë, do të publikohet së shpejti.
XS
SM
MD
LG