Ndërlidhjet

Kinë: Nga të reshurat e mëdha – 26 vetë të vdekur


Pamje nga vërshimet në Kinë
Pamje nga vërshimet në Kinë
Autoritetet e Kinës thonë se nga të reshurat e mëdha gjatë pesë ditëve të kaluara në pjesën jugore të këtij vendi, kanë humbur jetën 26 vetë dhe tre pesrona konsiderohen të zhdukur. Vlerësohet se humbjet ekonomike janë afro 650 milionë dollarë.

Sipas Ministrisë së punëve civile, gjithsej 337 mijë njerëz janë evakuuar dhe 115 mijë vetë kanë nevojë për ndihma urgjente.

Të reshurat e mëdha në nëntë provinca të Kinës kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut, duke i shkatërruar më se 8700 shtëpi, ndërsa i kanë dëmtuar 66 mijë të tjera dhe i kanë bërë 42 mijë hektarë tokë të pashfrytëzuar.
XS
SM
MD
LG