Ndërlidhjet

logo-print

K. Jugore: Është zënë ushtari që i vrau pesë kolegë


Pamje nga kufiri ndërmjet dy Koreve

Pamje nga kufiri ndërmjet dy Koreve

Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore tha se ushtari në ikje është zënë pas dështimit për të bërë vetëvrasje.

Trupat e Koresë Jugore ishin në kërkim masiv për këtë person, i cili i ka vrarë pesë ushtarë, në një vend afër kufirit me Korenë Veriore.

Afro 4 mijë ushtarë, të mbështetur nga helikopterët e kanë rrethaur ushtarin 23 vjeçar në një hapësirë malore afër kufirit jugor.

Motivet e ushtarit, mbiemri i të cilit ishte Lim, nuk janë të njohura.
XS
SM
MD
LG