Ndërlidhjet

BE: Kërcënime për sanksione të reja kundër Rusisë


William Hague
William Hague
Disa ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë kërcënuar me sanksione të mëtejshme nëse Rusia dështon të bashkëpunoj me planin e paqes të propozuar nga presidenti i Ukrainës dhe nëse nuk i ndalë inflitrimet nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.

Këto komente janë bërë sot para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Ky zhvillim po bëhet vetëm disa ditë para se Ukraina ta nënshkruaj marrëveshjen historike për asocim me BE-në.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, tha se BE-ja do të jetë në gjendje të pajtohet për masat e mëtejshme kundër Rusisë në samitin e liderëve më 27 të këtij muaji.

Ai theksoi se Moska nuk duhet të ketë “dyshime” se ballafaqohet me sanksione të mëtejshme.

Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, e ka akuzuar Rusinë për “udhëheqje të luftës propaganduese me shpejtësi të plotë”, dhe ka shtuar se Moska duhet të ballafaqohet me sanksione të mëtejshme nëse nuk e ndryshon kursin e saj.
XS
SM
MD
LG