Ndërlidhjet

Talibanët lirojnë mësuesit dhe studentët


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Talibanët kanë liruar 37 mësues dhe tetë studentë që ishin kidnapuar më 10 qershor në krahinën lindore të Ghaznit.

Zyra e gurvernatorit të Kandaharit ka thënë se grupi është liruar pasi pleqtë fisnor të Ghaznit e kanë negociuar me talibanët lirimin e pengjeve.

Grupi, që ishin pjesë e Univeristetit Shtetëror të Kandaharit, ishin duke udhëtuar me autobus nga Kandahari për në Kabul, kur janë sulmuar nga talibanët.

Talibanët më pas e kanë ndarë grupin dhe i dërguan pengjet në disa vende të krahinës së Ghaznit.

Talibanët gjithashtu e kanë konfirmuar lirimin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG