Ndërlidhjet

Dënohen gazetarët e Al Jazeeras


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një gjykatë në Kajro ka dënuar me shtatë vjet burg gazetarët e Al Jazeeras për shtrembërim të lajmeve dhe bashkëpunim me Vëllazërinë Myslimane.

Australiani, Peter Greste, egjiptiano kanadezo, Muhammad Fadel Fahmy dhe producenti, Baher Muhammad, pjesë e stafit të Al Jazeeras në anglisht, janë në mesin e 20 të pandehurve në një proces që ka nxitur reagimin ndërkombëtar nga frika e restrikcioneve të tjera ndaj medias në Egjipt.

Televizioni i Katarit, e ka dënuar verdiktin kundër stafit të saj duke e cilësuar si të “padrejtë”.

Ministri i jashtëm australian, Julie Bishop ka thënë se qeveria është “shumë e trazuar” nga vendimi për Greste dhe e “tmerruar” nga ashpërsia e tij.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për lirimin e gazetarëve.

Ky vendim gjykate është marrë një javë pasi autoritetet egjiptiane e kanë liruar një tjetër gazetar të Al Jazeeras, Andullah Elshamy, i cili punon për kanalin në arabisht të këtij televizioni.
XS
SM
MD
LG