Ndërlidhjet

Bagdad: Kerry takohet me Malikin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry së bashku me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki në Bagdad, 23 qershor 2014

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry së bashku me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki në Bagdad, 23 qershor 2014

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry është takuar në Bagdad me kryeministri irakian, Nuri al Maliki, për ta shtyrë këtë të fundit për krijimin e një qeverie me gjithëpërfshirëse.

Kerry i ka përshkruar bisedimet, që zgjaten gati dy orë, si të “mira”.

Ai ka arritur në kryeqytetin irakian sot, gati dy javë pasi militantët Sunni të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” e kanë nisur një ofenzivë befasuese duke kaluar nga zona kufitare me Sirinë në zona shumë të mëdha në pjesën perëndimore dhe veriore të Irakut.

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kajro, Kerry ka thënë se Vashingtoni dëshiron që populli i Irakut të gjej lidershipin që është i gatshëm të prezantojë të gjithë irakianët.

Qeveria e Irakut dominohet nga pjesëtarët e shumicës Shiite të vendit, dhe për këtë shumë pjesëtarë të komunitetit Sunni ndjehen se janë të margjinalizuar.

Një nga zëdhënësit për siguri të Malikut, Gjeneral Lejtnant, Qassem Atta, ka thënë sot se qindra ushtarë irakian janë vrarë gjatë ofenzivës së militantëve.
XS
SM
MD
LG