Ndërlidhjet

Ukë Rugovës, 1 muaj paraburgim


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka njoftuar se ish deputetit kosovar, Ukë Rugova, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Rugova po mbahet si i dyshuar për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me veprat penale të mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, kontrabandës me emigrantë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Vendimi është marrë nga një gjyqtar i procedurës paraprakre në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sipas njoftimit të EULEX-it, vendimi është marrë nga kjo gjykatë pasi është konstatuar se “ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga juridiksioni dhe që po ashtu ekziston rreziku konkret i frikësimit të dëshmitarëve”.

Njoftimi kujton se “Ukë Rugova u arrestua më 20 qershor 2014 bazuar në një urdhër të lëshuar nga një prokuror i PSRK-së”, ndërsa palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG