Ndërlidhjet

Izraeli vret 10 ushtarë sirianë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Nga Siria raportohet se sulmet e sotme ajrore të Izraelit kanë vrarë së paku 10 ushtarë qeveritarë sirianë në afërsi të Lartësive Golan.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se nëntë sulmet ajrore të Izraelit kanë pasur në cak shtatë pozita ushtarake siriane.

Izraeli ka njoftuar se sulmet ajrore janë hakmarrje ndaj sulmit sirian të një dite më parë kundër veturave civile ku u vra një adoleshent izraelit në pjesën izraelite të Lartësive Golan.

Izraeli e ka okupuar Lartësinë Golan në vitin 1967.

Izraeli e ka aneksuar në mënyrë efektive këtë zonë në vitin 1981, por kjo pjesë vazhdon të mbetët territor i kontestuar dhe se sipas ligjit ndërkombëtar zona ende konsiderohet e “okupuar”.
XS
SM
MD
LG