Ndërlidhjet

Aksident në Ferizaj, 1 i vdekur e disa të lënduar


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një aksident komunikacioni në të cilin është është përfshirë edhe një konvoj i KFOR-it ka lënë të vdekur 1 person, ndërsa ka lënduar tre persona të tjerë dhe tetë pjesëtarë të KFOR-it.

Aksidenti sipas një komunikate të KFOR-it ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në afërsi të vendit Prelezi i Jerlive në komunën e Ferizajt.

E njejta komunikatë thotë se shkaktari i aksidentit është “duke u hetuar nga Policia Ndërkombëtare në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”.

Komunikata e KFOR-it thotë se konvoji i tyre që u përfshi në aksident “ishte duke u kthyer në bazën e tyre si pjesë rutinore e trupave në lëvizje”.

“Të gjithë personat e involvuar, civilë dhe ushtarakë, morën trajtimin e mënjëhershëm mjëksor në vend të ngjarjes nga ekipi mjeksor i KFOR-it pjesë e konvojit dhe u transferuan deri tek spitali me i afërt civil dhe ushtarak për trajtim mejksor të mëtutjeshëm” thotë më tutje komunikata.

“Pas akisdentit një civil (1) është konfirmuar i vdekur. Tre (3) pasagjerët e tjerë në automjetin e njejtë civil rezultuan të lënduar”, sqaron njoftimi i KFOR-it dhe shton se “edhe dy automjete të tjera civile u përfshinë në aksident, por fatmirësisht pa pasoja në pasagjerë. Në këtë aksident u lënduan poashtu tetë (8) pjesëtarë të KFOR-it”.

KFOR-i thotë se ka informuar familjet e ushtarëve të lënduar, ndërsa Gjeneral Major Salvatore Farina iu ka shprehur ngushllime familjes së personit që humbi jetën.
XS
SM
MD
LG