Ndërlidhjet

logo-print

Siria dorëzon të gjitha armët kimike


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Organizata që është caktuar të mbikqyrë shkatërrimin e stoqeve të armëve kimike siriane ka thënë se armët e fundit që dihet zyrtarisht që ky shtet i posedon tashmë janë dorëzuar.

Drejtori gjeneral i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu, ka thënë sot në Hagë se 8për qindëshi i fundit i armëve kimike është vendosur në anije në qytetin port sirian të Latakias.

Armët do të shkatërrohen në det.

Uzumqu ka nënvizuar se megjithatë ai nuk mund të thotë me siguri se Siria nuk posedon më armë të tjera kimike.

Qeveria siriane u pajtua që të dorëzojë arsenalin e saj kimik vjeshtën e kaluar kur SHBA-të u kërcënuan me sulme raketore pas një sulmi që u bë me armë kimike në një zonë periferike të Damaskusit.

Sipas marrëveshjes, Siria kishte deri në fund të qershorit kohë të shkatërrojë të gjithë armatimin e saj kimik.
XS
SM
MD
LG