Ndërlidhjet

Lirohet sudanezja e dënuar më parë me vdekje


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një gjykatë sudaneze ka urdhëruar lirimin e një gruaje 27 vjeçare e cila ishte dënuar me vdekje muajin e kaluar pas ndrrimit të fesë, nga ajo islame në të krishterë.

Rasti i Mariam Yahya Ibrahim, e cila është e martuar për një amerikan të krishterë, ka nxitur reagime ndërkombëtare.

Britania, muajin e kaluar e ka thirrur në takim të deleguarin e Sudanit në këtë shtet në shenjë proteste ndaj vendimit.

Avokati i Mariam Ibrahimit, Mohaned Mostafa, ka thënë se ajo tashmë është liruar dhe për shkaqe sigurie është dërguar në një shtëpi, vendi i të cilit nuk është bërë i ditur.

“Familja e saj është kërcënuar më parë dhe ne jemi të shqetësuar se dikush do të mund të bëj përpjekje për ta lënduar atë”, i ka thënë Mostafa Reutersit.

Ibrahim është dënuar me 100 goditje me kamzhik për shkak të martesës me një të krishterë.

Ajo ka lindur një vajzë gjatë kohës sa ishte në burg, fëmija i dytë me bashkëshortin e saj amerikan, Daniel Wani.
XS
SM
MD
LG