Ndërlidhjet

Kerry: Përkrahje të qëndrueshme për Irakun


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se përkrahja amerikane për forcat e sigurisë së Irakut do të jetë “intenzive dhe e qëndrueshme”, duke i lejuar trupat qeveritare që të konfrontohen me militantët islamik në mënyrë më efektive.

Kerry i ka bërë këto deklarata sot në Bagdad pas takimit me liderët e komnuiteteve të ndara shiia, sunni dhe kurd të Irakut .

Kerry ka thënë se kryeministri Nuri al Maliki, që i përket komunitetit shiia, ka rikonfirmuar përkushtimin e tij për të krijuar një qeveri të re deri më 1 korrik.

Ai ka thënë se liderët e Irakut tani përballen me “momentin e vendimit” dhe duhet patjetër që qëndrojnë të bashkuar kundër militantëve që së fundi kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit verior dhe perëndimor irakian.

Militantët, prej fundjavës kanë avancuar me sukses më tutje në krahinën Anbar dhe veriun e Bagdadit. Në këtë mënyrë, ata kanë krijuar rrugë të reja për furnizimin e zonave që i kontrollojnë në Siri.

Forcat qeveritare janë dërguar në afërsi të pendës së një hidrocentrali të rëndësishëm në Haditha, si përpjekje për të ndaluar avansimin e militantëve.
XS
SM
MD
LG