Ndërlidhjet

Separatistët pajtohen për armëpushim


Fotografi arkivi e separatistëve pro rus në lindje të Ukrainës

Fotografi arkivi e separatistëve pro rus në lindje të Ukrainës

Udhëheqësit e separatistëve në dy zona kryesore të lindjes së Ukrainës, janë pajtuar për një armëpushim deri më 27 qershor, raporton Reuters duke e cituar njërin nga liderët e separatistëve, Alexandar Boroday.

Duke folur pas takimit me “grupin e kontaktit që përfshinë një ish president ukrainas, të deleguarin e Moskës në Kiev dhe një përfaqësues të OSBE-së, Boroday ka thënë: “Konsultimet kanë përfunduar duke e marrë pajtimin e autoriteteve të Republikave në Lluhansk dhe Donjeck për armëpushim që nga ana e jonë përfundon më 27 qershor”.

Armëpushimi i tyre shkon paralel me armëpushimin e njëanshëm të ushtrisë ukrainase që është deklaruar tashmë nga presidenti i Ukraniës, Petro Poroshenko, të premtën.

Armëpushimi i Poroshenkos është pjesë e planit të tij të paqes për t’i dhënë fund kryengritjes së separatistëve pro rus në zonat e lindjes së këtij shteti.
XS
SM
MD
LG