Ndërlidhjet

Iraku ofron garanci ligjore për personelin amerikan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një nga zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se qeveria irakiane ka ofruar “garanci të pranueshme” për mbrojtje ligjore për 300 këshilltarët ushtarak amerikanë që planifikohet të dërgohen në Irak , për t’i ndihmuar këtij shteti në luftën kundër militantëve Sunni.

Kryeministri irakian, Nuri al Maliki e ka informuar Vashingtonin për këto garanci përmes një note diplomatike, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest gjatë një konference të sotme me gazetarë.

Earnest i ka qujtur këto garanci si “adekuate” për “misionin e përkohshëm këshillues” të amerikanëve në Irak.

Administrata e Obamës ka thënë se tërheqja e plotë e trupave amerikane në vitin 2011 ndodhi për shkak se qeveria irakiane kishte refuzuar t’i jepte personelit ushtarak amerikanë në Irak imunitet prej ndjekjes penale.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti, një grup përbërës i Al Kaidës, ka arritur avancime të rëndësishme në terren kundrejt forcave irakiane gjatë javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG