Ndërlidhjet

NATO do ta diskutojë krizën në Irak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të takohen gjatë ditës së sotme për të diskutuar krizën në Irak, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka premtuar përkrahje “intenzive” për luftën e Bagdadit kundër kryengritjes së grupit Sunni që ka për qëllim të marrë nën kontroll edhe Bagdadin.

Kerry, i cili pritet të marrë pjesë në samitin dy ditor në Bruksel, të hënën e ka realizuar një vizitë në Irak, ku është takuar me kryeministrin irakian, Nuri al Maliki dhe liderë të tjerë irakian.

Kerry, në deklaratën që e ka dhënë brenda ambasadës amerikane në Bagdad, ka thënë se përkrahja amerikane do të jetë intenzive dhe e qëndrueshme, por në të njejtën kohë ka bërë thirrje për unitet politik.

Ndërkohë, militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit”, një degë e Al Kaidës, tashmë e kanë marrë nën kontroll qytezën strategjike me shumicë shiite, Tal Afar, në veri të Irakut.

Ka pasur edhe raportime të pakonfirmuara se këta luftëtarë e kanë marrë nën kontroll edhe rafinerinë e naftës, Baiji, që është rafineria më e madhe në Irak.

Forcat e sigurisë në Irak ndërkaq e kanë rimarrë pikën e kalimit kufitar, Al Waleed, me Sirinë pasi militantët janë tërhequr prej asaj pike.
XS
SM
MD
LG