Ndërlidhjet

logo-print

SHBA mbron marrëdhëniet me Poloninë


Marie Harf, zëdhënësja e Departmentit amerikan të Shtetit (ARKIV)

Marie Harf, zëdhënësja e Departmentit amerikan të Shtetit (ARKIV)

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se marrëdhëniet amerikano polako janë solide.

Sidoqoftë,Departamenti i Shtetit nuk ka pranuar të komentoj rreth një incizimi sekret të publikuar në mediat polake në të cilin dyshohet se ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, dëgjohet duke kritikuar marrëdhëniet e Polonisë me SHBA-të.

Zëdhënësja e Departmentit të Shetit, Marie Harf, ka thënë se ajo nuk mund të konfirmojë autenticitetin e incizimit dhe ka shtuar se SHBA-të dhe Polonia “kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të fuqishme”.

Revista polake, “Wprost” ka raportuar më 22 qershor se ka audio regjistrime në të cilat Sikorski hedh poshtë lidhjet e Varshavës me Shtetet e Bashkuara si “të pavlera”.

Sikorski në anën tjetër ka thënë se një “grup i krimit të organizuar” kanë sulmuar qeverinë duke publikuar regjistrime të bisedave private në mes të zyrtarëve.

Javën e kaluar, “Ëprost” ka nxitur një stuhi politike në këtë vend pasi ka publikuar audio regjistrime në të cilat sygjerohet se qeveria ka bërë marrëveshje me Bankën Qëndrore të Polonisë për të rritur buxhetin dhe përfituar kështu politikisht.

Emri i Sikorskit është përmendur kohëve të fundit si trashigimtar i Catherine Ashtonit, mandati i së cilës si shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian përfundon gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG