Ndërlidhjet

The Eagles: Adhuruesit duan këngët e vjetra


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kur grupi i muzikës rok nga Kalifornia, “The Eagles” këtyre ditëve doli sërish në skenë gjatë koncertit të tyre në Londër, ata nuk e dyshonin fare pse adhurues të shumtë ishin mbledhur para tyre.

Siç raporton agjencia e lajmeve, Reuters, pjesëtarët e këtij grupi amerikan e kanë të qartë që adhuruesit e tyre duan të dëgjojnë hitet e vjetra.

Ata janë shprehur të bindur se fansat e tyre duan që edhe vet “The Eagles” të mos ndryshojë fare në mënyrën e të bërit muzikë.

Grupi i muzikës rok gjatë viteve të 80-ta kishte vendosur të mos bënte më muzikë, por 10 vjet më pas i rikthehen skenës botërore me hite të reja.

Një nga hitet e vjetra më të pëlqyera të grupit është “Hotel California”.
XS
SM
MD
LG