Ndërlidhjet

Disa të lënduar gjatë sulmit në Beirut


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e sigurisë së Libanit kanë thënë se një sulmues vetvrasës e ka hedhur veturën e tij në erë në pjesën jugore të Beirutit, në afërsi të një pike kontrolli të forcave të sigurisë, duke vrarë vetën dhe dëmtuar një kafe-bar në afërsi.

Dëshmitarët thonë se shpërthimi, që ka ndodhur pak para mesnatës, ka vrarë sulmuesin dhe ka plagosur disa persona që në kafe-bar ishin duke parë një ndeshje të futbollit të Kupës Botërore.

Pamjet televizive kanë shfaqur veturën e shkatërruar me të cilin është kryer sulmi, të rrethuar nga vetura të tjera të dëmtuara.

Shpërthimi ka ndodhur në qarkun kryesor me popullatë kryesisht shiite të kryeqytetit libanez, në të cilin jetojnë më së shumti përkrahës të grupit Shiit, Amal, grup aleat ky i lëvizjes Hezbollah.

Libani është goditur nga dhuna e kohëve të fundit e cila konsiderohet se ka rrënjët ne Sirinë fqinje, në të cilën po zhvillohet luftë civile ku rebelët kryesisht Sunni po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.
XS
SM
MD
LG