Ndërlidhjet

Publikohet justifikimi ligjor i vrasjes së amerikanëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Është publikuar memorandumi sekret që justifikon qeverinë amerikane për të përdorur sulmet e aeroplanëve pa ekuipazh për të vrarë qytetarët e këtij shteti të cilët dyshohet se kanë lidhje me terrorizmin.

Dokumenti megjithatë është redaktuar shumë para se të publikohet.

Në të thuhet se autoritetet mund të përdorin forcën vdekjeprurëse në rastet kur një qytetar amerikan është pjesë e forcave të një organizate armiqësore.

Memorandumi i vitit 2010 është publikuar pas një beteje ligjore një vjeçare të gazetës “The New York Times” dhe Unionit për Liritë Civile Amerikane.

Ky memorandum ka ofruar justifikimin ligjor për vrasjen në Jemen të vitit 2011 të klerikut mysliman të lindur në SHBA, Anwar al Awlaki, i cili kishte lidhje me disa të terroristë të dyshuar.

Memorandumi gjithashtu është përdorur të justifikimin ligjor të vrasjes së një qytetari tjetër amerikan, Samir Khan, redaktori i revistës së Al Kaidës në internet.

Një sulm i kryer në tetor të vitit 2011 gjithashtu ka vrarë djalin adoleshent të al Awlakit, i cili gjithashtu ka qenë qytetar amerikan.

Dokumenti thotë se Al Awlaki ka qenë i përfshirë në një sulm të dështuar kundër SHBA-ve dhe se i njejti planifikonte sulme të tjera.
XS
SM
MD
LG