Ndërlidhjet

Reagime të shumta kundër dënimit të gazetarëve


Kryeministri australian, Tony Abbott, (ARKIV)
Kryeministri australian, Tony Abbott, (ARKIV)
Një gjykatë në Kajro ka burgosur tre gazetarë të Al Jazeeras me shtatë vjet secilin me akuzën se kanë ndryshuar lajmet dhe kanë bashkëpunuar me organizatën tash ilegale në Egjipt, Vëllazëria Myslimane.

Ky vendim ka nxitur reagime të shumta ndërkombëtare.

Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe kryeministri australian, Tony Abbot pasi një nga gazetarët është qytetar i Australisë.

Abbott ka deklaruar se “ne jemi të shokuar, të tronditur dhe vërtetë të hutuar me vendimin e gjykatës në Egjipt”.

Sekretari i jashtë britanik, William Hague ka thënë se ai është i “tmerruar” ndërsa zyra e tij e ka thirrur ambasadorin egjiptian në shenj proteste ndaj vendimit.
XS
SM
MD
LG