Ndërlidhjet

Irak: Kerry e viziton Ibrilin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Irbil, rajonin kurd të Irakut, si pjesë e përpjekjeve të tij diplomatike për t'i dhënë fund krizës së tanishme ushtarake dhe politike të Irakut.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar një zyrtar të Departamentit amerikan të Shtetit duke thënë se Kerry do të takohet me presidentin rajonal, Masud Barzani, për të inkurajuar lidershipin kurd që të luajë një rol aktiv, për të shtyrë para reformat në qeverinë që udhëhiqet nga shumica shiite.

Më 23 qershor, Kerry është takuar në Bagdad me kryeministrin irakian, Nuri al Maliki, derisa kryengritja e militantëve të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” po avancon drejt kryeqytetit të Irakut.

Në Bagdad, Kerry ka thënë se përkrahja amerikane në Irak do të jetë intenzive dhe e qëndrueshme, por ndërkohë ka bërë thirrje për unitet politik.
XS
SM
MD
LG