Ndërlidhjet

Putin në Austri do lobojë për “Rrjedhën e Jugut”


Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të arrijë sot në Vjenë për bisedime në lidhje me projektin e tubacionit të gazit, “Rrjedha e Jugut”, si dhe për krizën në Ukrainë.

Putin gjithashtu pritet të takohet me ministrin e jashtëm të Zvicrës, Didier Burkhalter, i cili është edhe udhëheqësi i OSBE-së, derisa kjo organizatë do e hap konferencën vjetore të sigurisë në kryeqytetin austriak.

Një nga këshilltarët kryesor të Putinit, Yuri Ushakov, ka thënë se Putini do e mbikqyr nënshkrimin e një marrëveshjeje aksionarësh në mes të Gazpromit dhe firmës për energji, OMV.

Ushakov ka thënë se Putini do të bëj përpjekje që të fitoj përkrahjen austriake për tubacionin e gazit rus pasi Bullgaria e ka pezulluar punën në territorin e saj të këtij projekti.

Bulgaria e ka marrë këtë vendim si rezultat i presionit nga Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje 28 vendeve anëtare të saj që t’i rezistojnë presionit prej Kremlinit rreth këtij projekti duke thënë se kontratat që i ka nënshkruar Gazpromi shkelin rregullat e garës së BE-së.
XS
SM
MD
LG