Ndërlidhjet

logo-print

Sulm i ri në Nigeri, pesë të vrarë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku pesë persona janë vrarë nga sulmues të panjohur në një fshat në bregdetin e Kenisë, një javë pasi 60 persona u vranë në një sulm të ngjajshëm në të njejtën zonë.

Komisioner i qarkut të Lamus, Stephen Ikua, e ka konfirmuar se më 24 qershor, një “sulm fatëkeq” ka ndodhur në fshatin Witu, por ai nuk ka mundur të ofroj detaje të tjera.

Grupi i lidhur me Al Kaidën, Al Shabab, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 16 qershorit ku u vranë 60 persona, por presidenti kenian, Uhuru Kenyatta, e ka hedhur poshtë atë pretendim ndërsa ka fajësuar politikanët e zonës për sulmin.

Aeroplanët luftarak të Kenisë dhe helikopterët ushtarak më 22 qershor kanë kryer sulme ndaj bazës së Al Shababit në Somali.
XS
SM
MD
LG