Ndërlidhjet

Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për BE


Flamuri shqiptar

Flamuri shqiptar

Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Vendimi është miratuar unanimisht nga 28 ministrat e jashtëm të BE në samitin e mbajtur në Luksemburg.

Komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle deklaroi se Shqipërisë i janë njohur përpjekjet për reforma, ndërsa nxitet të vijojë në këtë rrugë.

“Urime për statusin kandidat miratuar nga ministrat. Urime Shqipërisë për statusin kandidat. Njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë. Ministrat e Jashtëm sapo ranë dakord për statusin”, është shprehur komisioneri Fyle.

I pari ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka falënderuar të gjithë për vendimin e marrë sot.

“Jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë, faleminderit mirënjohje”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

XS
SM
MD
LG