Ndërlidhjet

Ekipi i OKB-së për persona të zhdukur viziton Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për “Zhdukjet e Detyrueshme ose të Pavullnetshme” nis sot vizitën dyditore në Kosovë, me qëllim të shtyrjes para të përpjekjeve për sqarimin e fatit të personave që ende rezultojnë të zhdukur.

Sipas njoftimit zyrtar, në përbërje të Grupit Punues do të jenë: Ariel Dulitzky, Jasminka Dzumhur dhe Osman el-Hajje.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OKB-së do të takohen me autoritete të vendit, me familjarë të personave të zhdukur, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me grupe të tjera të interesit.

XS
SM
MD
LG