Ndërlidhjet

Musharrafit s’i lejohet të lërë Pakistanin


Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.
Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka pezulluar vendimin e një gjykate tjetër, që i mundësonte ish-presidentit Pervez Musharraf të linte vendin.

Gjykata Supreme ka vendosur që emri i Musharrafit të mos hiqet nga Lista e Kontrollit dhe ka rivendosur ndalesën e udhëtimit për të.

Musharrafi përballet me një sërë akuzash, përfshirë tradhtinë.

Avokatët e tij kanë kërkuar që Musharraf të lejohet të udhëtojë në Dubaj për të vizituar nënën dhe kanë ofruar garanci për kthimin e tij.

Musharraf ka shkuar në vetëmërgim në Dubaj më 2008, por është kthyer në mars të 2013-ës për të kandiduar për zgjedhje.

XS
SM
MD
LG