Ndërlidhjet

Irak: Mbi 1,000 të vrarë në qershor


Irak

Irak

Kombet e Bashkuara thonë se së paku 1,075 njerëz janë vrarë në Irak në periudhën 5 qershor – 22 qershor, derisa militantët sunitë kanë pushtuar territore në provincën Anbar dhe në veri të Bagdadit.

OKB thotë se shumica e viktimave janë civilë, të cilët kanë pësuar nga shpërthimet dhe ekzekutimet.

Zëdhënësi i OKB-së, Rupert Colville, ka thënë se shifrat duhet të shihen si minimum.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, grup i lidhur me Al Kaidën, ka marrë kontrollin e disa qyteteve të rëndësishme në Irak, si Mosuli dhe Tikriti.

XS
SM
MD
LG