Ndërlidhjet

Al-Sissi thotë se nuk do të ndikojë në gjyqësor


Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sissi.
Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sissi.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sissi, ka thënë se nuk do të ndërhyjë te gjyqësori në lidhje me dënimin e tre gazetarëve të Al Jazeera-s.

“Duhet t’i respektojmë vendimet gjyqësore dhe të mos i kritikojmë ato”, ka thënë al-Sissi.

Një gjykatë në Kajro ka dënuar të hënën me nga shtatë vjet burgim Peter Greste, Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed për, siç është thënë, përhapje të lajmeve të rreme dhe bashkëpunim me Vëllazërinë Myslimane.

Treshja ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dënimi i gazetarëve është “goditje për procesin demokratik në Egjipt”.

XS
SM
MD
LG