Ndërlidhjet

Bie besimi në bizneset gjermane


Ilustrim
Ilustrim

Një studim tregon se besimi në bizneset gjermane ka rënë për të dytin muaj me radhë për shkak të shqetësimeve në rritje për ndikimin ekonomik të krizave në Ukrainë dhe Irak.

Indeksi i klimës biznesore i Institutit Ekonomik Ifo, i publikuar sot, ka rënë në 109.7 pikë në muajin qershor.

Shefi i Ifo-s, Hans-Werner Sinn, ka thënë se vlerësimi i bizneseve gjermane mbetet “i mirë”, porse ekonomia gjermane “druan nga ndikimi potencial i krizave në Ukrainë dhe Irak”.

Shifrat vijnë në kohën kur kryengritësit sunitë vazhdojnë ofensivën e tyre në Irak, ndërsa separatistët pro-rusë mbajnë të destabilizuar lindjen e Ukrainës.

Anketa është bazuar në përgjigjet mujore të mijëra kompanive.

XS
SM
MD
LG