Ndërlidhjet

logo-print

Shpallen vendimet për skandalin në “News of the World”


Rebekah Brooks

Rebekah Brooks

Një gjykatë në Londër ka dënuar ish-redaktorin e gazetës “News of the World”, Andy Coulson, për përgjim të telefonave, ndërsa ka liruar nga të gjitha akuzat redaktoren tjetër, Rebekah Brooks.

Vendimi është marrë sot, në ditën e 138-të të gjykimit.

Coulson dhe Brooks janë akuzuar për konspiracion për të përgjuar telefonat e njerëzve të famshëm, politikanëve dhe ligjvënësve të tjerë në periudhën 2000-2006.

Skandali ka çuar në mbylljen e tabloidit, pronar i të cilit ka qenë Rupert Murdoch, si dhe ka shkaktuar një hetim penal, gjatë të cilit janë arrestuar dhjetëra gazetarë dhe zyrtarë.

XS
SM
MD
LG